“Babale 2” i PD/ Reagon administratori i Vaqarrit: Sajim i turpshëm, kallëzim në SPAK për Belind Babalen

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Administratori i njësisë administrative Vaqarr, Gentian Myrta ka reaguar menjëherë ndaj Partisë Demokratike, duke deklaruar se do të depozitojë në SPAK një kallëzim ndaj kandidatit të PD-së, Belind Këlliçi për shpifje, duke sajuar audiopërgjime që ngjasojnë me përgjimet e Babales dhe Salianjit.

Myrta sqaron se audiopërgjimi “Babale 2” i shpëndarë sot nga PD-ja është tërësisht i sajuar dhe tregon se PD ka frikë nga humbja e 25 prillit.

“Partia e Babales qenka në dëshpërim total. Janë kaq shumë të frikësuar nga humbja e 25 prillit saqë kanë marrë në ndihmë montazhierët diletantë të Shqup-it dhe kanë sajuar një audiopërgjim të turpshëm që veçse i certifikon si partia e babaleve të Salianjit”, u shpreh ai.

“Sqaroj se pseudopërgjimi Babale 2 është një sajesë e ulët që do të marrë dënimin e merituar nga SPAK, njësoj si babale 1 dhe do e nxijë edhe më shumë faqen e partisë së babaleve. Që sot do të paraqes në SPAK një kallëzim për kallëzimin e rremë të Belind Babales”, shprehet Myrto.

Më herët, Myrto sqaroi se mbështetësit e PD ndaluan në Vaqarr ushqimet që do shpërndaheshin për iftar nga shoqata “Firdeus”. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.