25 Prilli garë mes dy botëve, asaj të projekteve dhe autokolonës miliona lekësh të Metës e Bashës

TIRANË, 22 prill/ATSH/- Kryeministri Edi Rama, gjatë një emisioni televiziv, deklaroi se “Ilir Meta është bërë turp kombëtar dhe se me 25 prill është gara mes dy botëve, asaj të projekteve ose asaj që kalojnë me autokolona miliona euroshe para shtëpisë me klithma “Rama ik””.

“Ti më pytet mua si do më besojnë shqiptarët mua? Prit 25 prillin dhe do e shohësh! Tensionimi vjen për këtë arsye, sepse ata e duan shqipërinë për plaçkë. Unë jam pengesa mes tyre dhe plaçkës. Në 25 prilli populli shqiptarë do marri vendim karakterial. Ka 1001 arsye dhe kur kemi diskutuar dhe kam thënë që hajde pra, unë nuk dua që ti bëhesh si Ps, dua që pS të bëhet si ti. Pse po i them këtë, po e them këtë, për të dalë tek fakti se përse shqiptarët e dinë shumë mirë, ne ndërkohë s’vimë nga pushime, as nga qeverisje normale. Ne vijmë nga një periudhë lufte, që s’ka mbaruar ende, në këtë moment, kur tuneli pandemisë është duke mbaruar. Jeni të lodhur nga kaq kohë me tërmet e pandemim, patjetër që po, keni arsye të themi nuk u bë kjo e nuk u bë ajo, por vendimi është ky, kur je i pakënaqur si jam unë, zgjohesh më herët, apo më vonë, pakënaqësia të shtynë të shkosh përpara se jam i lodhur, apo do i bie shkurt. Në vendet oriental, Hollanda është një nga demokracitë më të kopsitura, është mandat i katërt. Po të jetë për veten time, në mënyrë pragmatike, unë e kam më të thjeshtë të mos rri pa gjumë deri pikët kur më thonë kolegët e tu ke bërë botox, por çohem në nëntë, për të pirë një kafe. Pse do rri unë ti bije kokës me grushta. Unë mendoj që ky është moment historik, ajo maja që kam parë unë si ëndrra me sy hapur, le shqiptarët të vendosin”,- tha Rama.

“Ilir Meta është bërë turp kombëtarë. Ilir Metën e kam thënë 1000 herë është zgjedhur me votat e veta. Ne si kishim votat të zgjidhnim presidentin, por ne e kemi thënë, që Ilir Meta është një presion për opozitën, po nuk e imagjinonin se do arrinte në pikën që ti thoshte vajza; “Ba hajde në shtëpi, boll pive…”,- tha Rama.

“Sespe është një arsye këta doni ju më 25 prill, këta doni ju më 25 prill, çfarë lidhje ka djali im 6 vjeç, që një autokolonë e tillë të kaloj tek shtëpia e të dëgjoj këto klithma për të atin, që kur në traditën e shqiptarëve sulmi dhe agresioni është kthyer në një praktike që mund të dalë edhe tek Fevziu. Kjo është Shqipëria që propozon Ilir Meta dhe Lulzim Basha me autokolona miliona lekësh. Zaho është mësuar me ato makina dhe i është dukur se kanë kaluar batmanët e spiderman. Nga ato makinat me flatra. Ato punët e Rama ik, di unë si t’ja shpjegoj. 4-5 milioonë euro autokolonë që brenda janë ato që duan të hapin bingo, janë persona fizik, jo fantazi. Janë ata që vrasin, janë ata që do vendosi pullën e kuqe tek lokali dhe hajde lale se kemi tetë vite në opozitë’,- shton Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.