10 miliardë dollarë për të hapur 4 porta nga qielli dhe deti/ Amnisti fiskale për të ardhurat nga emigracioni

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në takimin përmbyllës të fushatës në kryeqytet tha se projektet janë gati dhe janë 10 miliardë dollarë për të financuar hapjen e katër portave nga qielli dhe deti.

Sipas Ramës, Shqipëria ka gjithçka që i duhet për të thithur miliona turistë.

“Ne sot kemi përpara nesh projektet e shumë dëshiruara me vite, por tanimë të përgatitura, të financuara, me kompani nga më të mëdhatë e botës, për të futur 10 miliardë euro për të hapur katër porta nga qielli dhe katër porta nga deti e për t’i dhënë këtij vendit të bekuar gjithë atë energji të madhe që vjen nga shumëfishimi i udhëtarëve, i vizitorëve dhe turistëve dhe për t’i dhënë atyre që kanë ikur, jo receta magjike, jo receta magjike, se është kollaj ti thuash tjetrit, mos ik! E di që je i shqetësuar, por mos ik të lutem, voto për mua, më prit! E kur ti e voton, ai shkon e fle e thotë shihemi pas katër viteve. Jo, për t’i dhënë atyre që janë në emigracion prespektivën e hapjes së derës së shtëpisë së babës, së gjyshërve në fshat. Në çdo fshat të shkosh, sepse nuk ka një fshat të Shqipërisë që Zoti nuk e ka pasur mendjen, kur i ka bërë përroin pranë, kur i ka dhënë livadhet anash dhe malin në sfond”, – tha Rama.

“Dhe mjafton që ne, ata ti mbështesim për t’ju dhënë siç bëhet më një familje, me vëllezërit më të vegjël, që kanë nevojë për një shtyrje fillestare 5 mijë euro dhe duke i thënë, se ke kursyer në emigracion? – Po! – Nuk i ke në bankë? – Po! – S’ka problem, mjafton t’i keni lekë gjaku dhe djerse dhe ne do të bëjmë aministi fiskale për ju. Hajde hapeni derën e shtëpisë së babës… Kthejeni në një derë më shumë për të pritur ata që do të vijnë nga portat e qiellit dhe të detit dhe për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë”, – theksoi Rama.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.