​Maas: Idetë për ndryshim kufijsh të rrezikshme

PRISHTINË, 22 prill/ATSH/- Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas ka thënë se idetë për ndryshim të kufijve në rajonin ballkanik janë jorealiste dhe të rrezikshme.

Pas takimit me Vjosa Osmanin, Maas tha se idetë për ndryshim kufijsh janë të rrezikshme

“Unë sot kam theksuar mbështetjen tonë të pakusht për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë kam dëgjuar edhe temat që janë të rëndësishme për njerëzit në Kosovën në këtë proces. BE mund të jap kontribut që këto çështje të zgjidhen. Idetë dhe çështjet që janë shprehur kohët të fundit se çështjet mund të zgjidhen me vizatim të vijave janë jo realiste dhe ide të rrezikshme. Ne e konsiderojmë edhe ide të rrezikshme”, tha ai.

Përmes një konference për medie, Maas premtoi edhe mbështetje ndaj Kosovës që liberalizimi i vizave të ndodh sa më shpejtë.

“Unë i kam shprehur presidentes edhe një se qëndrimi i qeverisë së Gjermanisë është shumë i qartë se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave. Ne do të angazhohemi që liberalizimi i vizave të ndodh sa më shpejtë për Kosovën”, tha ai.

Ndërkohë tha se javën e ardhshme platformës COVAX do t’i shtohen edhe 100 mijë doza të reja.

“Kontingjentit të platformës COVAX në javën e ardhshme atyre do t ‘i shtohen edhe 100 mijë doza të tjera. Ne do t’i mbështesim edhe më tej që ju ta vaksinoni popullsisë tuaj”, u shpreh ai. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.