UKRAINË – Zelensky: Nuk dëshirojmë luftë, por jemi të përgatitur

ROMË, 21 prill /ATSH-ANSA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dënoi vendosjen masive të trupave ruse në kufirin me vendin e tij dhe kërkoi tërheqjen e tyre të menjëhershme.

Në një deklaratë që qeveria e Kievit ka dërguar për median, Zelensky është shprehur se Ukraina nuk dëshiron luftë, por është e përgatitur.

“A do ta ndërpresë Ukraina luftën për paqe në sajë të mjeteve diplomatike? Kurrë. Ukraina do të mbrohet me çdo mënyrë”, shtoi ai.

“Gjithmonë. Ne jemi një komb krijues dhe jo një komb shkatërrues. Ne nuk i asgjësojmë vendet e tjera dhe popujt e tjerë. Por kjo nuk do të thotë që ne do t’i lejojmë ata të na asgjësojnë. Dhe të gjithë jemi të gatshëm të mbrojmë vendin tonë, pasi nuk kemi një tjetër”, deklaroi presidenti ukrainas./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.