UASHINGTON – Trump: Kriza në kufirin jugor mund ta dëmtojë SHBA-në

UASHINGTON, 21 prill /ATSH-AA/ – Situata e tmerrshme në kufirin jugor të SHBA-së mund të shkatërrojë vendin, theksoi ish-presidenti Donald Trump në një intervistë.

“Ata po e minimizojnë atë aq sa mund ta minimizojnë. është një situatë e tmerrshme, mund të shkatërrojë vendin tonë”, tha Trump në një bisedë për “Fox News”, paraqitja e tij e parë në televizion që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë.

“Njerëzit po dynden. Por, do të shihni diçka teksa muajt kalojnë, siç nuk e keni parë kurrë më parë. Tashmë është sikur nuk e keni parë kurrë. Asnjëherë nuk ka pasur diçka si kjo që ka ndodhur në kufirin tonë. Njerëzit po vijnë me dhjetëra mijëra”, tha ai.

Trump kritikoi administratën e presidentit Joe Biden për shkeljen e politikave të vendosura gjatë mandatit të tij, duke thënë se “gjithçka që është dashur të bëjnë ishte ta linin të qetë”.

Migrantët kanë hyrë në SHBA që kur Biden mori detyrën në janar, duke pritur një qasje më të butë nga administrata e re.

Muajin e kaluar, Trump kritikoi Bidenin për kthimin e një “triumfi kombëtar në një katastrofë kombëtare”, duke kërkuar që administrata e tij të kthehet në ato që ai i quajti politikat e tij “thellësisht efektive dhe të provuara”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.