Sondazhi i Ora News/ 88.6% e të anketuarëve thonë se nuk kanë provuar presion për votën

TIRANË, 21 prill/ATSH/ 88.6% e të anketuarëve në sondazhin e RTV Ora dhe Noto Sondaggi iu përgjigjën me “Jo”, pyetjes nëse kanë provuar presion, dhunë dhe shantazh për deklarimin e votës në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas gazetarit Dritan Hila, presioni dhe shantazhi ndaj qytetarëve sa vjen dhe ka rënë, duke iu referuar edhe përgjigjes me “Jo” të 88.6% të të anketuarëve.

“Unë mendoj se ky është pasqyrim i realitetit dhe hedh poshtë të gjithë propagandën se po bëhet presion, u bëjnë shantazh, u bëjnë presion te buka e gojës. Fakti është se 88.6% e njerëzve nuk provojnë presion”, tha ai.

Fakti se në kategorinë e njerëzve që nuk provojnë presion 90.5% janë demokratë, sipas Hilës “duket e ndershme nga ana e tyre”.

Hila tha se “ne jemi të gjithë dëshmitarë se si kërcënimi me vendin e punës me kalimin e viteve ka rënë gjithmonë”.

“Nëse marrim të vërtetë faktin se në zgjedhjet e shkuara pati shumë vota të dala të pavlefshme pikërisht se ishte administrata, atëherë qeveria aktuale, PS, nuk ka presion për deklarimin e votës ose për ta orientuar votën. Presioni vjen gjithmonë duke rënë”, tha ai. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.