Rama publikon videon: Faleminderit Fieri


TIRANË, 21 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama falenderoi qytetarët e Fierit për pritjen e ngrohtë që i bënë në takimin e sotëm elektoral.

Rama publikoi një video nga pjesëmarrja e qytetarëve në këtë takim.

“Unë jam i gjatë, por duhet të ngrihem në majë të gishtave për të parë ku mbarojnë këto lumenj njerëzish. Ju jam mirënjohës dhe ju siguroj se ju bëni 11 mandate, unë do të bëj 110 herë më shumë për ju dhe së bashku ne do bëjmë 1100 herë më shumë sesa bënë të tërë para nesh”, deklaroi Rama, në takimin elektoral në qytetin e Fierit.

Rama tha se “kjo është koha jonë dhe ky është misioni ynë dhe karakteri ynë është garancia e vetme që Shqipëria të ngjitet në majën e ëndërruar”, tha Rama.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.