Presidenti del me kapuç në Lalëz si Hamit Matjani dhe na thotë neve “fuksa”

TIRANË, 21 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, tha se “ulja e sigurime shoqërore dhe rritja e pensioneve që propozon opozita është modeli Rrapush Xhaferri, më jep një të jap dy, që të gjithë e dinë”.

Gjatë një takimi me banorë në Fushë-Krujë, Rama e krahasoi modelin e opozitës me shembullin siç tha ai, “’do ulim prodhimin e qumështit dhe rrisim prodhimin e djathit’ që nuk është parë kërkund”.

“Keni parë ju kështu, vijoi ai, lopët do rrinë pushim dhe prodhimi i djathin do ta shtohet, nuk ka nevojë të mjelim lopët fare, vetëm më jepni votën mua. Po është e mundur se krutanet e djathtë e hanë sapunin për djathë e hanë me qejf të madh. Ky është programi i të djathtëve. Këta do të luftojnë komunizmin e do të sjellin prosperitetin.Por e keni parë se kur ha sapunin për djathë, xhirojnë gomat nëpër rrugë se ju duket sikur kanë ujë me gaz në stomak, se u është futur sapuni dhe fillojnë flluskat e sapunit e ju dalin nga rrota”- tha Rama.

Ka një ndryshim, vijoi ai, karvani i Lulit me karvanin e Rrapushit.

“I keni parë makinat sa të shtrenjta janë. Po kur qahen çmimi i naftës, çmimi naftës dhe ata vetë djegin më shumë naftë se gjithë Shqipëria me ato autokolona dhe nuk e kanë problem çmimin. Makina të shtrenjta me xhama të zi, e dini ju sekush është brenda në ato makina, se Rrapushi brenda kishte valltarët dhe i shtronin edhe rrugën me sheqer dhe më tanë se edhe Lulit në Lezhë ia kishin shtruar rrugën me sheqer. Me një fjalë hajde o ëmbëlsirë na e bëj jetën ëmbëlsirë. Hajde Lul hajde. E ke gojën si sheqer e vetëm fol dhe ai mjaltë. Mjaltë grenzash. Në ato makina janë ata që mezi presin të hapin prapë bingot. E po ju flas për emra konkret se ne patronazhistët këtë punë kemi. Fuksa thotë Likja. Po ça faji ka patronazhisti, kur shkon presidenti me kapuç në kokë në fund të Gjirit të Lalëzit sikur është Hamit Matjani që zbriti në Divjakë. President me kapuç në kokë, diversant e thotë fuksat. Po ku dhe më i mbaruari të jetë, kur e shef presidentin me kapuç në kokë do t’i bëj një foto, si të mos ia boj. Kjo është për qesh e për të qarë. Në Shqipërinë e vitit 2021, ne duhet të kemi përballë këtë farë konglomerati me bingot, me drejtorët e policisë që shitnin operacionet tek banditët”, tha Rama.

“A ju kujtohet, sa oficerë policie janë vrarë në kohën kur qeverisnin ata.  Nuk vriteshin se nuk dinin të luftonin por vriteshin pas shpine. Vriteshin nga telefonatat për ata të tjerët , atyre që janë te ato makinat e Lulit. Që thonin po vijë, ata përgatiteshin dhe vriteshin njerëzit e ndershëm të Policisë së Shtetit. Janë në ato makina dhe mezi po presin të dalin nga makinat. Të Fillojnë bixhozin .Të fillojnë nga e para lidhja me gjithë farë kriminelësh   dhe Policia e Shtetit  prapë të drejtohet nga influence e kriminelëve. Janë edhe ata të doganave në ato makina”, – tha ai.

Rama tha se sot biznesi i vogël, familje që kanë një dyqan të vogël ua kemi bërë taksën zero, TVSH zero, tani për çfarë e duan Lulin këta, do tua çojë poshtë zeros ky. Apo kur thotë do tu japë 1 mijë euro në muaj bizneseve. Dmth dyqanxhijtë e Krujës të shesin prodhimet dhe në fund të muajit vjen Luli dhe u thotë na dhe 1 mijë euro?!. Po ka tregtar që e ha këtë. Po çfarë mendje kanë këta që thonë jam i djathtë. O ti Edi Ramën nuk, po shumë mirë që nuk e do, se nuk ka ardhur të kërkoj krushqi. Po me mua mbete taksa zero kurse me Lulin taksa shkon lart dhe të mbetet në qafë.

Ai tha se “Luli është i bukur me e pa po dardha e ka bishtin mbrapa. E Luli ka dy bishat Saliun dhe Ilir. Imagjino tani e merr Lulin dhëndër dhe në dasëm nuk të vjen Luli, por të vjen Saliu me Ilirin të vinë krushqit me të tmerru të gjithë”.

“Po ku do t’i gjej këto lekë që premton. Ata do të vinë e do thonë ‘ne fituam’ tani u bo kaq vite opozita është e lodhshme, sa kam unë nga fitimi jot tani. E ky është inspektori i taksave. Kaq e du unë kaq ai tjetri që ka qenë në makinë e ka gjëmu Lulin nga mbrapa. Po kur tha bëra rekord nga tropojanë Sarandë . Po pse ca është kjo garë çiklistike. E bën si Saliu që tha: ‘theva rekordin e notit’. Not vetëm, tek pullë, tu nejt në ujë. Po ka rob normal që rri në ujë 2 orë vetëm? Po patjetër që do thyesh rekord me këto gjëra”, – deklaroi Rama.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.