Portofoli i kredisë për individë u rrit me bazë vjetore 6.3% në shkurt

TIRANË, 21 prill /ATSJ/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se portofoli i kredisë për individë shënoi rritje vjetore me 6.3%, në fund të shkurt 2021.

Ndërsa segmenti i kredisë për blerje banesash kryesoi në këtë segment me një rritje prej 9.2%. Edhe në tremujorin e dytë të vitit 2021, bankat presin kërkesë më të lartë për kredi nga ana e individëve, si për blerje pronash, ashtu edhe për financimin e konsumit.

Për sa i takon biznesit, në tremujorin e parë të vitit kërkesa për kredi u raportua më e lartë në segmentin e biznesit të madh dhe më e ulët në atë të mesëm e të vogël.

Sipas qëllimit të përdorimit, kërkesa për kredi ishte më e lartë si në mbulimin e nevojave për likuiditet, ashtu edhe në financimin e investimeve në tremujorin e parë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.