Pjerin Xhuvani jo anëtar i PS/ Rama: Ç’ndryshon kjo, dikur ishte krenaria e Metës

TIRANË, 21 prill /ATSH – I. Vata/ Kryeministri Edi Rama deklaroi se Pjerin Xhuvani, i cili u vra sot në Elbasan, nuk ka qenë anëtar i PS-së dhe as pjesë e strukturave.

Gjatë një emisioni televiziv, Rama dënoi edhe deklaratat e drejtuesit politik të PD-së Gazment Bardhit, i cili fajësoi sekretarin e përgjithshëm të PS-së, Taulant Ballën.

Rama tha se “s’dua të flas për një njeri që ka ndërruar jetë. Një njeri që ndërron jetë në momentin që sapo ka ndërruar jetë, do respektuar si një jetë e humbur. Familja e tij duhet respektuar. Të gjitha këto janë pjesë e të njëjtës gjë. Kjo është Shqipëria që kërkon që të kthehet pas. Shqipëria e këtyre. Makrabitet i kësaj deklarate qëndron në faktin që është vrarë  një njeri. Si mund të justifikohet vrasja e një njeriu duke dhënë karakteristika të caktuara për viktimën? Edhe sikur të jenë të vërteta, kjo justifikon vrasjen e një njeriu? Domethënë që Taulant Balla qenka fajtori pse një bodigard, paramilitar i një grupi ish-oficerësh policie të ardhur nga qytete të tjera të ushtrojë terror në Elbasan nxjerr armën dhe i merr jetën një njeriu. Kjo ngjarje është për t’ju thënë të gjithë shqiptarëve se rreziku i kthimit pas është real, mos ta marrim si retorikë. Që në makinat që ndjekin pas Bashën, në fakt janë të gjithë ata që pas xhamave të zinj presin që të rikthehen për të marrë privilegjet e tyre të humbura. Në atë autokolonë të Lulzim Bashës, janë ata që duan të hapin bingot, Janë marrëveshje të bëra. Duan të hapin bingot në të gjithë Shqipërinë. Duan që të marrin drejtimin e policies së shtetit, tëmafrrin drejtimin e taksave, e doganave dhe t’ju venë të gjithë atyre sipërmarrëseve dhe t’ju vënë atë pullën. Kjo është reale. Këtë kanë bërë, se kanë pasur shansin një herë, por shumë herë”, tha Rama.

I pyetur a ka qenë viktima me PS, Rama tha se “po ça ndryshon? Mua më duket vetja i vogël. Ja vlen të them unë që ai ka qenë kryetari LSI për vite të tëra. Ka qenë krenaria e Ilir Metës?! Ja vlen që të them se ai nuk është anëtar i PS dhe nuk është drejtues i asnjë organizate të PS. Po ça vlerë ka?? Edhe sikur të ishte? Ne kemi plot njerëz që kanë ardhur nga LSI apo nga PD. Është vrarë një njeri. Imagjinoni sikur të ishte vrarë sot dikush sot me armët e dala nga një furgon i PS i ardhur nga jashtë qytetit,me njerëz të ardhur, të mbledhur një këtu dhe një atje, paramilitarë dhe të ishte Taulant Balla njeriu që të jepte një deklaratë para Kuvendit, do të ishte djegur Spitali Memorial i Fierit”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.