Pasagjerët që udhëtojnë për në Itali, tampon negativ të 48 orëve të fundit dhe karantinë

TIRANË, 21 prill/ATSH/ Nga nesër, 22 prill 2021 deri më 30 prill, pasagjerët që udhëtojnë për në Itali, duhet të paraqesin tamponin negativ të COVID të 48 orëve të fundit ose testin antigen.

“Sipas njoftimit të autoriteteve shtetërore italiane, nga nesër 22 prill 2021, deri më 30 prill, pasagjerët që udhëtojnë për në Itali, duhet të paraqesin tamponin negativ të COVID të 48 orëve të fundit ose testin antigen. Kërkohet me rigorozitet që rezultati i testit të jetë në italisht apo anglisht nga subjektet mjekësore të certifikuara për këtë test”, bëri të ditur Tirana Airport Partners.

Sipas TIA-s, karantinimi i detyruar vazhdon, edhe nëse testi është negativ.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.