Ngjarja në Elbasan/ Kryemadhi: Ka qenë drejtues i LSI, duhet ndërhyrje e shpejtë në këtë qytet për të ndryshuar situatën

TIRANË, 21 prill /ATSH/ Gjatë një interviste televizive kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi foli për ngjarjen e ndodhur në Elbasan ku theksoi se, “ka qenë drejtues i LSI në Elbasan deri në vitin 2015, kur ra në burg dhe ne e përjashtuam. Pas 2015 nuk është angazhuar më me LSI, por me strukturat e tjera politike. Dikur ka qenë dhe në pauza, ndërsa tani në fushata. Ishte mjek psikiatër, një familje e madhe elbasanllie, gruaja mjeke dhe vajza e tij një studente e shkëlqyer”.

“Thelbi qëndron në strategjinë që ka ngritur PS në Elbasan. Është shumë e vështirë për të ndryshuar situatën dhe duhet një ndërhyrje e shpejtë e strukturave të shtetit, atyre të pakapura”, u shpreh ajo.

“Do të lexoja vetëm një status të Aurel Bylykbashit. Që kur Taulant Balla në vitin 2013 është bërë drejtues i qarkut të Elbasanit, kjo zonë ka hyrë në këtë rrugë. Kishte një komunikim normal. Nëse e lexon atë status, e kupton se pse situata është këtu. Elbasani e ka të vështirë të pranojë situatën e tillë. PS ka blerë vota në mënyrë të jashtëzakonshme vota në Elbasan. Njerëzit janë shumë koshientë, jo vetëm që nuk duhet ta shesin votën, të intimidohen dhe frustrohen. Njerëzit të ua marrin lekët, dhe votën të mos ua japin. Ata i vënë një çmim 4 viteve të jetës së tyre. Është edhe qyteti që ka largimet më të mëdha. Elbasani duhet të ishte një nga qytetet pararojë për ekonominë shqiptare”, u shpreh ajo.

Duke u ndalur në zgjedhjet e 25 prillit Kryemadhi theksoi se, “tashmë Edi Rama në opinionin publik është i humbur dhe do të tentojë të prishë procesin zgjedhore. Dhe kush është prishja e procesit zgjedhor? Për të përdorur komisionerët, qoftë dhe naivitetin e komisionerëve. Fusim 10 flet për kandidatin e PS, 10 për PD, 10 për LSI dhe jemi në rregull, gjasme u bëjmë qejfin kandidatëve. Por kur të numërohen nëse do të dalin shenjat e gishtërinjve më pak se fletë votimi në kuti, kutia e votimit del e pavlefshme. Nëse kjo bëhet në të paktën 1/3 e kutive të votimit në Shqipëri, Edi Rama do të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve. Prandaj të gjithë komisionerët e opozitës, ne po i njoftojmë të gjithë komisionerët tanë, u kemi bërë një udhëzues, ua kemi bërë shumë të qartë, të jenë të kujdesshëm sepse në raste të tilla komisionerët dënohen me 15 vite burg”.

Ajo shtoi se, “Rama ka strategji dhe provokuar çdo lloj incidenti dhe për te ceduar dhe prishur procesin zgjedhor. Këtë strategji e ka pasur që më fletën e votimit. Rama nuk e ka problem koston, për imazhin e qeverisë së tij, sepse po ta kishte problem këtë, do të kishte ndërtuar shtëpitë e shembura të tërmetit të 26 nëntorit. Ai ka problem se si e si të zvarrisë qëndrimin e tij në karrige dhe të kapë shtetin, praktikisht ka bërë një grusht shteti institucional, tani kërkon ta bëjë grushtin e shtetit nëpërmjet policisë, bandave, prokurorisë etj”.

“Është një nga detyrat kryesore të opozitës për tu përqendruar tek administrimi i procesit zgjedhor dhe tek përqendrimi për të mësuar zgjedhësit se si duhet të votojnë, pasi është pak e ngatërruar sidomos për Tiranën dhe rrethet e tjera, pasi janë nga 2 numra që duhet të vendosin. Nuk janë fokusuar psh, voton numrin 6”, tha Kryemadhi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.