Ngjarja në Elbasan/ 25 prilli do të sjellë ndëshkimin e forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona

TIRANË, 21 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas ngjarjes së rëndë në Elbasan, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

“Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona”, tha Rama.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.