Meta fushatë tensionimi masiv, e di që LSI do të dali me këpucët e kuqe të Monikës dhe PD do humbë zgjedhjet

TIRANË, 21 prill /ATSH – I. Vata- Kryeministri Edi Rama deklaroi se “Ilir Meta është angazhuar në një fushatë tensionimi masiv dhe këtë e sheh gjithë Shqipëria”.

“Më vjen shumë keq që përmend patronazhistët. Patronazhistët tanë janë thjeshtë vullnetarë të PS, anëtarë të PS-së, njerëz krejt të zakonshëm, njerëz që bëjnë të njëjtën punë që bëjnë patronazhistët partive në të gjithë botë, të të gjitha partive serioze, që nga partitë amerikane dhe europiane, nuk e kemi shpik ne”, tha ai.

Rama shtoi se “përsa i përket numrave të kartave të identiteti nuk i përdorim numra të kartave të identiteti se nuk na duhen. Çfarë është në publik dhe çfarë është bërë për të çoroditur publikun është në fakt pikërisht ai krim që kërkohet të na vishet ne, se ata q i kanë përhapur të dhënat personale të njerëzve rrugëve, janë ata pikërisht që kanë cenuar kofidencialitetin”.

“Por unë këtu a kam kartë, dhe u them shqiptarëve se kjo kartë me këtë numër nuk përbën asnjë lloj shqetësimi, sepse karta jonë është  boshë thjeshtë është një identitet që e përdorim për të marrë shërbime kur shkojmë, e na thonë kush je dhe identifikohemi me të. Nuk është se duke marrë numrin dimë nuk është se keni morë gjera sensitive në lidhje me Sigurimet Shoqërore apo lidhur me taksat e mija, me shëndetin, apo gjoba, lidhur me ato karta që shumë vende i kanë dhe ruhen si të dhëna personale. Kjo kartë është si numri është si targa e makinës, si pasaportës”, tha ai.

Rama shtoi se “është hapur një shpifje e madhe përsëri nga Ilir Meta i cili flet për nënshkrimin elektronik, që me demek e paska shteti dhe e përdorka PS. Nënshkrimi elektronik i bizneseve është një nënshkrim identifikues i pa lexueshëm, nuk lexohet kush  nga askush, as nga AKSHI, as nga shteti as askush. Ai lexohet vetëm në momentin kur biznesi kërkon një shërbim dhe i shkon biznesit në telefon. Pra janë të gjitha për t’ju çoroditur, konfuzuar për t’ju futur ankthe, për të fituar pasigurira sepse këta po humbin zgjedhjet. Sepse Ilir Meta e di shumë mirë se në fund LSI do të dali me këpucët e kuqe të Monikës. Sepse PD po humb zgjedhje dhe kjo është arsyeja që po dëgjoni çudira, do dëgjoni akoma më shumë çudira, Zoti mos e dhënë të mos këtë të tjera ngjarje dhe skandale dhe jetë njerëzish si ky i sotmi”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.