MALI I ZI – 96 048 raste COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

PODGORICË, 21 prill /ATSH-MINA) – Në 24 orët e fundit, Mali i Zi, ka regjistruar 154 raste të reja infektime me COVID-19, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur në 96 048, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

“Që nga numërimi i djeshëm, tri vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut”, thuhet në deklaratën e ISHP.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1 444.

Gjithashtu, ISHP, njoftoi edhe 276 pacientë të shëruar.

Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara, si edhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në vend është 2 929./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.