LUBJANË – Di Maio & Logar: Zgjerim natyral i BE me Shqipërinë dhe MV

LUBJANË, 21 prill /ATSH-ANSA/ – Unë besoj se është e natyrshme zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, ku brezi i ri shpreson në idenë e anëtarësimit të vendeve të tyre në BE, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, pas takimit me homologun e tij slloven, Anze Logar.

”I kam vizituar disa herë si ministër i Jashtëm vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u takuar jo vetëm me institucionet, por edhe me të rinjtë”, shtoi ai.

”Shpresa është që të rizbulojmë një dimension politik në nivel europian për të rifilluar dialogun për zgjerimin, veçanërisht me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, theksoi ai.

”Qëllimi i presidencës sllovene të Bashkimit Europian, në semestrin e ardhshëm është rifillimi i dialogut politik për zgjerimin me Ballkanin Perëndimor”, deklaroi nga ana e tij ministri i Jashtëm slloven, Anze Logar./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.