KANADA – AstraZeneca autorizohet edhe për mbi 45-vjeçarët

MONTREAL, 21 prill /ATSH-AFP/ – Qeveria e Kebekut njoftoi se do të zgjerojë grupmoshën për vaksinimin me AstraZeneca, duke përfshirë personat mbi 45 vjeç.

Kështu Kebek bëhet provinca e pestë në Kanada, që prej së dielës, që ul moshën për të marrë këtë vaksinë.

“Vaksina AstraZeneca është shumë e sigurt, shumë efektive”, tha kryeministri i Kebekut, François Legault, në një konferencë shtypi.

Provincat e tjera kanadeze, si Ontario, British Columbia, Alberta dhe Manitoba, kanë vendosur që këtë vaksinë t’ua ofrojnë personave mbi 40 vjeç./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.