Ilir Meta me subjekte të OFL është fakt/Me përfundimin e procesit zgjedhor do të shikojmë se ç’do bëjmë me këtë personazh qesharak

TIRANË, 21 prill/ATSH/- Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste televizive foli edhe për qëndrimin e mazhorancës ndaj Presidentit Meta.

Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se me përfundimin e procesit zgjedhor mazhoranca e sotme do të ulet dhe do të shikojë se çfarë do të bëjë.

“Kush e vendos këtë punën e zgjedhjeve. Ilir Meta? Ilir Meta që del dhe çorodit gjithë miletin me një përgjim të bërë në vitin 2017 të Artan Lames, ndërkohë që aty është fare e qartë që flitet për një boshllëk legjislacioni të krijuar si rezultat i ligjit të Saliut dhe faktikisht ato për të cilat flitet në përgjim janë adresuar në ligjin e ri. Pse e bëmë ligji ne ri, pikërisht për të adresuar ato. Të gjitha daljet e tij janë një çmenduri. Po dalja me atë pseudoviktimën e Blendi Gonxhes një tjetër çmenduri”, deklatoi Kryeministri.

Rama shtoi se “Ilir Meta me subjekte të OFL është fakt, nuk diskutohet. I dolën foto dhe video. Nuk është opinion, është fakt”.

Ai theksoi se “nga pikëpamja kushtetuese presidenti shkarkohet me 2/3 e parlamentit, por pasi e shkarkon Parlamenti duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese”.

“Ne jemi tani në një proces zgjedhor. Me përfundimin e procesit zgjedhor do të ulemi dhe do të shikojmë se çfarë do të bëjmë me këtë lloj personazhi qesharak”, deklaroi Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.