GREQI – Sërish numër i lartë të shtruarish në kujdesin intensiv

ATHINË, 21 prill /ATSH-ANA/ – Greqia ka konfirmuar 3 015 infeksione të reja COVID-19 në 24 orët e fundit, me 14 prej tyre të identifikuara në pikat hyrëse në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë identifikuar 323 639 raste infektimi.

EODY njoftoi, gjithashtu, edhe 86 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, duke e çuar në gjithsej 9 713 numrin e tyre të përgjithshëm.

Një total prej 831 pacientësh janë në ventilator në spitale, ndërsa 556 pacientë me Covid-19 janë pranuar në spital në 24 orët e fundit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.