Dy aktorët e njohur shkodranë të humorit, mbështetje Edona Bilalit të PS-së: E dona shumë, e dona

TIRANË, 21 prill/ATSH/ Dy aktorët e humorit shkodran, Zyliha Miloti dhe Besnik Çinari, në një video humoristike përcjellin mesazhin për të votuar kandidaten e Partisë Socialiste në Shkodër, Edona Bilali.

Videoja u publikua sot nga Kryeministri Edi Rama, i cili u uron mirëmëngjes qytetarëve shqiptarë.

“Mirëmëngjes, e dona shumë e dona. Ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Dy aktorët e humorit Miloti dhe Çinari shfaqen në video njëri me flamurin e PD-së dhe tjetra me të PS, teksa një telefonatë i zgjon në orën 3 të mëngjesit për sondazh për zgjedhjet elektorale. Çinari nuk i jep përgjigje, pasi as gruas së tij nuk i tregon për kë voton. Më pas çifti, që ka 7 djem, shprehet se dëshirojnë një vajzë dhe mendojnë që emrin t’ia vendosin Edona, si Edona Bilali kandidatja e e PS në Shkodër.

Edona Bilali është modeli i të rinjve të apasionuar me punën, profesionin, energjike dhe e dedikuar për të zhvilluar komunitetin e biznesit në vend. Në zgjedhjet e 25 prillit Bilali kryeson listën e PS për kandidate për deputete./k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.