COVID-19 – Mitsotakis: Me shpresë për rikthim të shpejtë drejt normalitetit

LONDËR, 21 prill /ATSH-ANSA/ – Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis theksoi se shpresonte se vendi i tij do t’i rikthehej shumë shpejt normalitetit.

“Kriza shëndetësore në një mënyrë apo tjetër do të marrë fund”, deklaroi ai.

“Duke iu drejtuar anëtarëve të partisë së tij ‘Demokracia e Re’, lideri i qendrës së djathtë u shpreh optimist duke deklaruar se fushata e vaksinimit në vend është intensifikuar shumë”, sipas gazetës britanike “The Guardian”.

“Vaksinimet do të rriten akoma më shumë gjatë muajve të ardhshëm. Koha do të ndihmojë, autotestet do të ndihmojnë… është vetëm çështje kohe, të cilën unë besoj se do të jemi në gjendje ta përcaktojmë më saktë në ditët e ardhshme”, deklaroi Mitsotakis.

”Ne do të fillojmë të kthehemi në normalitet dhe aktiviteti ekonomik do të fillojë të rimëkëmbet”, shtoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.