COVID-19 – Disneyland Paris shndërrohet në… vaksinodrom!

BOBINGNY, 21 prill /ATSH-AFP/ – Një qendër e madhe vaksinimi do të hapet të shtunën në Disneyland Paris, parku argëtues rreth 30 kilometra nga kryeqyteti francez dhe mbyllur përkohësisht për shkak të pandemisë, njoftuan sot autoritetet lokale. 

Vaksinodromi do të vendoset brenda qendrës së ”Disney’s Newport Bay Club de Disneyland Paris”, përdorur zakonisht për ngjarje profesionale.

Vendndodhja e zgjedhur ndodhet afër hoteleve, jashtë vetë parkut argëtues. Asnjë aktivitet tematik i lidhur me parkun nuk është planifikuar.

Pas ndërprerjes së aktivitetit të saj më 13 mars dhe 15 korrik 2020, Disneyland Paris, ku janë të punësuar 17 000 persona është mbyllur përsëri që nga 30 tetori për shkak të kufizimeve shëndetësore.

“Qendra do të vaksinojë të paktën 1 000 persona në ditë, por do të jetë e hapur vetëm gjatë fundjavave, falë mobilizimit të rreth gjashtëdhjetë mjekëve, infermierëve, zjarrfikësve dhe stafit të pritjes”, sipas organizatorëve.

“Caktimi i takimit do të kryhet vetëm me internet”, theksojnë ata./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.