Vaksinimi masiv antikovid/ Kryhen 358 902 vaksinime në vend

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Procesi i vaksinimit masiv po ecën me ritme të shpejta dhe sipas të dhënave të publikuara nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë ditës së sotme janë vaksinuar 12 968 qytetarë.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit “Shqipëria buzëqesh”, janë kryer 358 902 vaksinime.

Në total, Shqipëria ka administruar deri tani mbi 700 mijë vaksina, ndërsa renditemi vendi i parë në rajonin e Ballkanit për procesin e vaksinimit masiv kundër COVID-19.

Ditën e sotme presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, bëri të ditur se 145 mijë doza vaksina “Pfizer” të financuara nga Bashkimi Europian do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit.

Procesi i vaksinimit masiv ka vijuar në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendi

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.