“Të gjithë kandidatët e LSI përgjohen”/ Kryemadhi: Meta ka qenë ‘bllok’ në telefon, ndërmjetësoi Basha për pajtim

TIRANË, 20 prill /ATSH – I. Vata/ Kryemadhi tha sot se Basha është në unison me zotin Meta, unë jam më agresive, më radikale.

“Ka qenë block në telefonin tim, zihemi me mesazhe, shahemi me mesazhe dhe zoti Basha ka qenë ndërmjetësuesi për t’u takuar. Zihemi për çështjet e zgjedhjeve, sepse ajo që unë mendoj është që çështja e procesit zgjedhor kërkon fokusim të gjithë institucioneve. Ajo që është më e rëndësishme , presidenti, Kryeministri, Policia, Prokuroria dhe Gjykata janë institucione dhe duhet të jenë shumë korrekte”, tha ajo.

Ajo tha se Basha është në unison me zotin Meta, unë jam më agresive, më radikale. Meta e ka falur nja 7 herë Ramën, Kryemadhi nuk e ka falur asnjëherë Edi Ramën.

“Me Metën dhe Bashën e gjen ai, i ka gënjyer ata disa herë, por Monikën nuk e gënjen dot ai. LSI është një strukturë politike që për hir të së vërtetës ka mbijetuar në një vështirësi të madhe sidomos në 2 vitet pas djegies së mandatave. Unë vijoj dhe ti qëndroj një nga pikave të mia, që ka qenë një nga veprimet më të përgjegjshme që ka bërë LSI. Ka pasur një kosto të jashtëzakonshme politike, ndërkombëtare dhe emocionale brenda vetes tonë”, tha ajo.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se kandidatët e LSI-së sipas saj po përgjohen prej muajsh nga Operacionalja e Ministrisë së Brendshme. Kryemadhi tha se në ambientet e LSI-së janë gjetur përgjues.

“Kam një problem shumë të madh me telefonin, prej dy javësh nuk mund të shoh asnjë “story” në Instagram pasi më përgjohet telefoni. Të gjithë kandidatët e LSI-së janë në përgjim prej 3-4 muajsh nga Operacionalja e Ministrisë së Brendshme. Të gjithë nënpunësit e Operacionales, SHISH, të gjithë janë në shërbim për të na përgjuar. Unë po i jap një informacion Operacionales, janë 4 banakierë në një lokal që japin para në këmbim të votës. U kemi gjetur edhe përgjuesit ambientalë në ambientet tona, i kemi lënë aty. Janë në kat të dytë, në cepin te kati i parë. Se janë edhe shumë të trashë, janë pa shkollë”- tha Kryemadhi.

Po ashtu, Kryemadhi ka folur lidhur me ftesën për bashkëpunim të kryeministrit Edi Rama ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Kryemadhi tha se Rama mund ta gjej rrugën e bashkëpunimit me Ilir Metën dhe Lulzim Bashën, duke thënë se se ata i ka gënjyer disa herë ata.

“Me Metën dhe Bashën e gjen ai, i ka gënjyer ata disa herë, por Monikën nuk e gënjen dot ai. LSI është një strukturë politike që për hir të së vërtetës ka mbijetuar në një vështirësi të madhe sidomos në 2 vitet pas djegies së mandatave. Unë vijoj dhe ti qëndroj një nga pikave të mia, që ka qenë një nga veprimet më të përgjegjshme që ka bërë LSI. Ka pasur një kosto të jashtëzakonshme politike, ndërkombëtare dhe emocionale brenda vetes tonë.”-tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratën e Presidentit Meta, se ishte i gatshëm që për Shqipërinë, edhe fëmijët e tij të sakrifikoheshin si fëmijët e Adem Jasharit.

“Marrëdhënia e Ilir Metës me institucionin, me shtetin dhe me raportin institucional që gjithë jetën ka përfaqësuar i kalon kompetencat e familjes. Ilir Meta është një personazh sa i çuditshëm, sa familjar, sa korrekt me familjen e tij… që kur e thërret vajza në shtëpi shkon menjëherë, i përgjigjet prindërve, gruas, motrës, fëmijëve dhe familja është një nga pikat më të forta të tij. Përsa i përket marrëdhënies institucionale, Ilir Meta është nga ata njerëz, që institucionin, ligjin shtetin i ka të pacenueshme, jo Monika Kryemadhi të jetë”, u shpreh kryetarja e LSI.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.