Sondazhi/ PS konfirmohet forcë e parë në rang kombëtar, merr më shumë vota se PD dhe LSI-ja së bashku

TIRANË, 20 prill/ATSH/- Nga gjetjet e sondazhit IPSOS-Top Channel publikuar mbrëmjen e sotme, sondazhi i fundit për zgjedhjet e 25 prillit,  rezulton se PS konfirmohet forcë e parë në rang kombëtar.

Nga të dhënat rezulton se PS konfirmohet forca e parë në rang kombëtar me 48.1% dhe arrin më shumë vota se opozita pasi aleanca PD-AN renditet e dyta me 43.6% ndërsa LSI 3.6%.

Studimi për sondazhin kombëtar është kryer gjatë këtij muaji në periudhën 18 prill deri në 20 Prill me 2 mijë të anketuar mbi 18 vjeç.

Nga gjetjet e sondazhit IPSOS-Top Channel, rezulton se Partia Socialiste i fiton zgjedhjet e 25 prillit.

Ndonëse u përball me dy sfida të mëdha si tërmeti dhe pandemia në mandatin e dytë, pyetjes së cili mendojnë se i fiton zgjedhjet, pavarësisht se kë votojnë, 42% e të anketuarve në këtë sondazh mendojnë se PS e drejtuar nga Edi Rama e meriton mandatin e tretë. Ndërsa 36% e të anketuarve janë përgjigjur se mendojnë se do të fitojë aleanca opozitare PD-AN, e drejtuar nga Lulzim Basha dhe vetëm 1% do të votonin për LSI. Ndërkohë, 20% thonë se nuk e dinë dhe 1% refuzojnë të përgjigjen.

Studimi për sondazhin kombëtar është kryer gjatë këtij muaji në periudhën 18 prill deri në 20 Prill me 2 mijë të anketuar mbi 18 vjeç.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.