SHBA – Biden ndalon agjencitë federale të përdorin frazën ”i huaj i paligjshëm”

UASHINGTON, 20 prill /ATSH-DPA/ – Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka urdhëruar agjencitë amerikane të imigracionit të ndalojnë përdorimin e shprehjes së diskutueshme dhe johumane “i huaj i paligjshëm”, që përdoret për t’iu referuar migrantëve.

Termi ishte i zakonshëm gjatë administratës së ish-Presidentit Donald Trump, shpesh duke dalë në deklarata dhe njoftime për shtyp si për migracionin, doganat dhe mbrojtjen e kufijve.

”Washington Post” raportoi se ndryshimi, i cili gjithashtu ndalon frazën “asimilim” në favor të “integrimit” u përshkrua në memorandume të dërguara në ICE dhe CBP.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi ndryshimin në ”Daily News” por nuk pranoi të jepte komente të mëtejshme.

“Si agjencia kryesore e zbatimit të ligjit të vendit, ne vendosëm një shembull për vendin tonë dhe partnerët tanë në të gjithë botën”, tha në një deklaratë komisioneri i përkohshëm i CBP, Troy Miller.

“Ne zbatojmë ligjet e vendit tonë duke ruajtur dinjitetin e çdo individi me të cilin bashkëveprojmë. Fjalët që përdorim janë të rëndësishme dhe do të shërbejnë për t’ia dhënë më tej atë dinjitet atyre që janë nën ruajtjen tonë”, shtoi ai.

Ndryshimi vjen ndërsa Biden llogarit një krizë migracioni në kufirin jugor të Amerikës, ku një valë migrantësh që ikin nga dhuna në Amerikën Qendrore ka çuar në strehimore të tejmbushura të mbushura me të mitur./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.