SERBI – 32 të vdekur për shkak të COVID-19

BEOGRAD, 20 prill /ATSH-TANJUG/ – Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Serbi u regjistruan 2 965 raste të reja COVID-19 në 24 orët e fundit, duke u bazuar në 15 562 mostra të testuara, kurse 32 persona kanë vdekur për shkak të virusit.

Nga 2 965 rastet e reja, 701 u regjistruan në Beograd dhe 184 në Novi Sad.

Në të gjitha qytetet e tjera, u konfirmuan më pak se 100 persona të sapoinfektuar.

Sipas të dhënave të fundit të paraqitura nga qeveria, rënia e numrit të pacientëve të rinj në Serbi po vazhdon, duke qenë se përqindja e tyre në 24 orët e fundit ishte 11, më pak se e marta e gati një muaj më parë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.