Rakipi me banorë të Rrogozhinës: Mbështetja masive, këmbanë e fitores së PS në 25 prill

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Kandidati i Partisë Socialiste me nr. 30 për qarkun e Tiranës, Ornaldo Rakipi zhvilloi një takim me banorët e Rrogozhinës, ku edhe i falënderoi për atmosferën e krijuar.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe drejtuesi politik i qarkut Tiranë, Erion Veliaj, i cili shprehu mbështetjen e tij për Rakipin, që është dhe kandidati i zonës.

“Fotoalbum që përcjell vetëm pjesërisht atmosferën që u krijua live, gjatë takimit me banorët në Rrogozhinë. Faleminderit nga zemra Rrogozhinës! Kjo mbështetje masive është këmbanë e fitores së PS në 25 prill”, shprehet Rakipi. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.