PRAGË – Hamacek: Aleatët e BE-së dhe NATO-s të dëbojnë diplomatët rusë në shenjë solidariteti

PRAGË, 20 prill /ATSH-AFP/ – Republika Çele u kërkoi sot partnerëve të Bashkimit Europian dhe NATO-s të dëbojnë diplomatët rusë për të mbështetur Pragën në përballjen me Moskën, deklaroi sot Jan Hamacek, ministri çek i Brendshëm dhe i Punëve të Jashtme.

Ai theksoi se do të thërrasë nesër ambasadorin rus për t’i bërë të ditur masat e reja pas dëbimit të 18 diplomatëve rusë të akuzuar për spiunazh.

Moska iu kundërpërgjigj me dëbimin e 20 diplomatëve çekë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.