“Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor”/ Rama: Herë tjetër mos të nxitohen analistët gjithologë e politikanët llogjelogë

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat ‘Pfizer’ që BE do të shpërndajë në rajon”.

Në një reagim pas publikimit të lajmit nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Kryeministri Rama, theksoi se “plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistët gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar”.

“Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e dēgjuan, repsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij populli”, – tha Rama.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.