Nis vaksinimi i operatorëve turistikë në Krujë/ Ekonomi: Shtytje turizmit dhe shkëput zinxhirin e infektimit

TIRANË, 20 prill /ATSH/ Në Krujë ka nisur vaksinimi antikovid i operatorëve turistikë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, kandidate e PS-së në qarkun Durrës në zgjedhjet e 25 prillit inspektoi ecurinë e procesit dhe u shpreh se “sot filloi vaksinimi i punonjësve të strukturave akomoduese dhe njësive turistike në Krujë”.
Deri tani çdo gjë ka shkuar mirë me vaksinimin në këtë bashki. Qytetarët njoftohen nga mjeku i familjes dhe asistohen përgjatë vaksinimit.

”Kjo është një ditë speciale, se këtu në ambulancën e re të Krujës, ka filluar vaksinimi i operatorëve turistikë”- tha Ekonomi.

Sipas saj “ky është një shans i mire, sepse i jep një shtytje turizmit në Krujë dhe shkëput zinxhirin e infektimit”.

Ekonomi falenderoi bluzat e bardha për gatishmërinë dhe kujdesin në kkryerjen me sukses të procesit të vaksinimit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.