MAL I ZI – 199 raste ditore COVID-19

PODGORICË, 20 prill /ATSH-MINA/ – Në Malin e Zi janë regjistruar 199 raste të reja ditore COVID-19, sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Rastet e zbuluara janë nga Podgorica 67, Danilovgrad 22, Nikshica 20, Pljevlja 16, Berane 12, Bar dhe Tivat nga tetë secili, Budva dhe Bijelo Polje nga shtatë secili, Plava gjashtë, nga Cetinje dhe Ulqini nga pesë, Herceg Novi dhe Andrijevica katër secili , Kotor tre, Rozaje dy dhe një nga Tuzi, Gusinje dhe Savnik.

“Që nga seksioni i fundit i mbledhjes së të dhënave, tre vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut, nga të cilët më i riu ishte 40 dhe më i moshuari 87”, tha ISHP.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi, që nga fillimi i pandemisë, është 1 441.

Të shëruarit e raportuar janë 284 pacientë.

Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara, si edhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në Mal të Zi është 3 054.

Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve COVID-19 të regjistruara ka arritur në 95 894./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.