Kushi: Kampusi i Universitetit të Tiranës, investimi më i madh infrastrukturor tre dekadat e fundit

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, tha sot se në kuadër të “Paktit për Universitetin”, në mandatin e ardhshëm do të ndërtohet kampusi i ri i Universitetit të Tiranës.

Kushi theksoi se ky kampus do të jetë investimi më i madh infrastrukturor në arsimin e lartë gjatë tre dekadave të fundit.

“Me një investim prej 17 milionë eurosh, në mandatin e ardhshëm do të ndërtojmë kampusin e ri të Universitetit të Tiranës, i cili do të jetë një qytezë universitare supermoderne duke i dhënë Shqipërisë një prej kampuseve më të mira universitare në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha Kushi.

Kampusi i ri i Univeristetit të Tiranës do të ketë një sipërfaqe prej 28 mijë m2 në zonën e qytetit Studenti.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.