KINË – Xi: Çështjet globale nuk mund të vendosen nga vetëm disa vende

PEKIN, 20 prill /ATSH-ANSA/ – Presidenti kinez Xi Jinping hapi video-forumin BOAO për Azinë duke u kërkuar të gjitha vendeve të botës të bashkëpunojnë për sfidat e mëdha dhe duke deklaruar se çështjet globale nuk mund të vendosen nga vetëm disa vende.

Duke folur përmes video-konferencës, Xi shtoi se “nuk ka vend për unilateralizëm ose hegjemoni”, duke i kërkuar botës të refuzojë një “mentalitet të luftës së ftohtë”.

“Dërrmimi i të tjerëve dhe ndërhyrja në punët e brendshme të të tjerëve nuk do të marrin ndonjë mbështetje. Bota kërkon drejtësi, jo hegjemoni”, shtoi Xi.

Mesazhi nga presidenti kinez vjen vetëm disa ditë pas samitit virtual të klimës të organizuar javën e ardhshme me iniciativën e SHBA, një çështje për të cilën Pekini dhe Uashingtoni kanë thënë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë duke lënë përkohësisht mënjanë ndryshimet e tyre të shumta.

“Bota duhet të përqendrohet në zhvillimin e qëndrueshëm”, tha Xi, duke u bërë thirrje udhëheqësve nga vendet e tjera të “bëjnë më shumë për ndryshimin e klimës” dhe të përmbushin Marrëveshjen e Parisit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.