Interesi i qytetarëve/ Rama rekord audience, ja sa u ndoqën paralelisht edhe Meta e Basha

TIRANË, 20 prill/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka patur mbrëmjen e sotme një audiencë  shumë të lartë gjatë emisionit televiziv ku ishte i ftuar.

Ndërsa na ndajnë vetëm 5 ditë nga zgjedhjet e së dielës, beteja elektorale është zhvendosur edhe në studio të ndryshme televizive ku mbrëmjen e sotme paralelisht të ftuar në tre emisione live ishin Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, emisione të transmetuara edhe në rrjetet sociale.

Sikurse e tregojnë edhe fotot, në daljet respektive në rrjetin social facebook , Rama pati një shikueshmëri rekord. Një audiencë rreth 15 herë më të lartë se Basha dhe rreth 60 herë më të lartë se sa Meta.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.