Gjendet metoda për zbulimin e COVID-19 për pesë minuta

TOKIO, 20 prill /ATSH-AA/ – Studiuesit japonezë kanë zhvilluar një metodë prove që mund të zbulojë koronavirusin e ri (COVID-19) në pesë minuta me një pllakë xhami me një milion dhëmbëzime për centimetër katror.

Sipas transmetuesit publik NHK, studiuesit nga Instituti kërkimor RIKEN i Japonisë dhe Universiteti i Tokios kanë zbuluar një metodë të re për të zbuluar COVID-19.

Sipas kësaj mostrat e marra si pjesë e provës vendosen në një pllakë xhami me një milion dhëmbëzime për centimetër katror. Dhëmbëzimet e pllakës së qelqit të krijuara me teknologji formimi mikroskopik shërbejnë si dhoma mikro prove me ndarës në secilën.

Nëse një mostër e vendosur mbi të zbulohet se mbart acid ribonukleik (ARN) që i përket COVID-19, drita lëshohet nga ajo dhomë prove.

Ndryshe nga metodat tradicionale, në të cilat COVID-19 ARN replikohet dhe merr të paktën një, në metodën e re brenda pesë minutave mund të zbulohen sasi të vogla të viruseve përmes mikro-dhomave.

Rikiya Watanabe, një studiues në RIKEN tha se metoda e cila përfshin testime të thjeshta dhe të shpejta, nuk përfshin procese komplekse dhe mund të përdoret nga institucionet e kujdesit shëndetësor nëse komercializohen./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.