Ekonomi me sipërmarrësin italian/ Prezanton planin e veprimit për periudhën 2021-2025

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Durrës, Milva Ekonomi vizitoi biznesin fason të sipërmarrësit italian, Enzo Capuani, me të cilin diskutoi mbi klimën e përmirësuar të biznesit në vendin tonë.

Ekonomi tha se gjatë takimit i kishte prezantuar sipërmarrësit italian dhe punonjësve të kompanisë “Altek”, çështjet kryesore që Partia Socialiste ka në planin e saj të veprimit për periudhën 2021-2025.

Partia Socialiste në planin e veprimit 2021-2025 premton rritjen e pagës minimale duke e çuar atë drejt vlerës 40 mijë lekë, ndërsa do të rishikojë edhe tatimin progresiv.

Nga ana tjetër që prej 1 janarit të këtij viti ka zeruar tatimfitimin dhe TVSH për biznesin e vogël.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.