COVID-19 – Qeveria norvegjeze zgjat kufizimet e hyrjes

OSLO, 20 prill /ATSH-DPA/ – Qeveria norvegjeze ka vendosur të zgjasë kufizimet e hyrjes në vend të lidhura me COVID-19 deri më 12 maj.

Sipas masave të reja, turistët nga jashtë nuk do të lejohen të hyjnë në vend, përveçse norvegjezëve dhe të huajve të regjistruar në Norvegji.

Megjithëse vendi skandinav ka një shkallë relativisht të ulët të infeksionit, rregullat e hyrjes në vend janë shumë të rrepta.

Ata që kthehen nga një udhëtim i panevojshëm jashtë vendit duhet të regjistrohen në një hotel karantinë për një javë me shpenzimet e tyre.

Edhe anëtarët e huaj të familjes, partnerët dhe udhëtarët e biznesit nuk lejohen të hyjnë në shumicën e rasteve.

Në Norvegji, mesatarisht 163 raste COVID-19 për 100 000 banorë janë regjistruar në 14 ditët e fundit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.