COVID-19 – BE 651 000 vaksina për Ballkanin

VJENË, 20 prill /ATSH-DPA/ – Bashkimi Europian do të dërgojë 651 000 doza vaksinash në vendet e Ballkanit që nuk janë pjesë e bllokut.

”Ky akt shënon një hap të parë dhe ndihma të mëtejshme do të pasojnë”, theksoi ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg.

Austria po koordinon fushatën, e cila zgjat nga maji deri në gusht, në emër të BE-së.

”Dozat e Pfizer/BioNTech janë rezervuar që nga fillimi për të ofruar këtë lloj ndihme për fqinjët e BE dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në shpejtësinë e vaksinimit në bllok”, theksoi ai.

Vaksinat do të shpërndahen më shumë në bazë të nevojës sesa në bazë të frymës.

Kjo do të thotë se Shqipëria, Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut do të marrin gati 500 000 doza, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi.

Ndihma ka për qëllim kryesisht punonjësit e shëndetësisë dhe kujdesit, por vetë shtetet do të vendosin se si t’i shpërndajnë dozat.

Serbia ka më pak nevojë për ndihmë në grup dhe do të marrë rreth 36 000 doza përmes programit të BE.

Vendi tashmë ka administruar vaksina ruse dhe kineze në një shkallë të gjerë dhe ka administruar të paktën një dozë në 26% të popullsisë së saj./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.