VIDEO/ Gonxhja reagon pas denoncimit nga Meta: A ju kujton gjë Drini Kryemadhi?


TIRANË, 19 prill/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja reagoi sot pas publikimit të ankesës së një sipërmarrësi nga zyra e Presidencës, teksa deklaroi se “Presidenti” i tyre i përdor si kamikazë.

“Ilir Meta sot ra deri në nivel ciceroni, por publiku u bë shumë kurioz për videon që i kisha dërguar militantit të tij, në një komunikim në orarin e telefonin tim privat, që Meta nuk e klikoi që ta shfaqte në monitorin e sallës së Presidencës, ndaj dhe pas lumit të kërkesave për ta shuar këtë kureshtje po e postoj këtu tani! A ju kujton gjë Drini Kryemadhi? Ne i përgjigjemi edhe të shtunën, edhe në celular privat, edhe kur ankesa nuk lidhet direkt me ne, idhtarëve e aktivistëve të atyre që i kanë vënë kazmën shërbimeve të transportit rrugor – ky është morali i fabulës! Ndërsa “Presidenti” i tyre i përdor si kamikazë! Ndjesë publikut e medias për shkarjen presidenciale, krenar për publicitetin”, deklaroi Gonxhja.

Gonxhja publikoi një video dhe shtron pyetjen se a fiton Shqipëria me PD dhe LSI.

Në video shfaqet Presidenti Ilir Meta që akuzon për koncesionet e dhëna, teksa shprehet se, “si shushunja pijnë gjakun e popullit tonë me koncesionet e frikshme të PPP-ve”.

Gonxhe publikoi edhe pamje të ambiente të kompanisë SGS, në kohën kur Drini Kryemadhi ishte drejtori i Kolaudimit.

“Koha kur vëllai i Monikës dhe kunati i Ilirit drejtonte koncesionin e kolaudimit”, thotë Gonxhja.

Ndërkohë kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shprehet në videon e publikuar nga Gonxhja se, ”çdo qytetar që fut dorën në buxhetin e shtet xhepin e qytetarëve jo vetëm duhet të dënohet, por duhet të marrë përgjegjësinë më të madhe se boll ky popull ka vuajtur”.

Sipas Gonxhes, 400 milionë lekë ka përfituar Drini Kryemadhi.

Më tej, shfaqet Monika Kryemadhi e cila shprehet se, “ndaj jemi këtu ne sot se të gjithë fusin duart dhe asnjë s’mban përgjegjësi”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.