Vajza e Lasgush Poradecit: Zemra më gufon kur shikoj avionin me emrin e babait tim që sjell vaksina dhe ulet në aeroportin e Kukësit

TIRANË, 19 prill/ATSH/ Marie Poradeci, vajza e shkrimtarit të madh Lasgush Poradeci, tha se zemra i gufon kur shikon avionin që sjell vaksina me emrin e të atit në shpinë dhe që ulet në aeroportin e ri të Kukësit.

Gjatë ditës së djeshme avioni “Lasgushi” i nisur nga Londra u ul fillimisht në Rinas dhe më pas fluturoi drejt Kukësit, për të përuruar aeroportin e ri “Zayed – Flatrat e Veriut”.

Marie Poradeci shprehet se është tmerrësisht e lumtur që avioni me emrin e babait të saj u ul në këtë aeroport.

“Kur shoh avionin AIRALBANIA që çan qiejt e Europës me emrin e babait tim mbi shpinë, që sjell vaksina, që vjen nga Londra e zbret në aeroportin e Kukësit, zemra më gufon, jam tmerrësisht e lumtur”, shkruan Marie Lasgush Poradeci./k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.