Ujitja dhe kullimi/ Ekonomi: 100 milionë USD të investuara në 2017-2021

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Investimet në infrastrukturën e rrjetit të kanaleve ujitëse dhe kulluese kanë shënua rritje vitet e fundit në të gjithë territorin e vendit, duke kontribuar në rritjen e ndjeshme të prodhimit bujqësor.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi bëri të ditur se, 100 milionë USD të investuara për periudhën 2017-2021, në infrastrukturën e ujitës dhe kullimit.

Falë investimeve sot ujiten 255 mijë hektarë tokë buke nga 120 mijë hektarë që ishte sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore në vitin 2013.

Qeveria ka rritur investimet në ujitje me 188 % financim të drejtpërdrejtë në mbështetje të fermerëve për rritjen e prodhimit bujqësor.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.