SERBI – Sërish shifra ditore COVID-19 të larta

BEOGRAD, 19 prill /ATSH-TANJUG/ – Në Serbi, në 24 orët e fundit, u regjistruan 2 604 raste të reja dhe 35 vdekje nga COVID-19.

“Nga rastet e reja ditore COVID-19, numri më i lartë është shënuar në Beograd (537) dhe Nish (117)”, njoftoi qeveria.

Gjithashtu, 99 raste të reja u konfirmuan në Novi Sad, 80 në Suboticë, 69 në Zrenjanin dhe 64 në Shabac.

Aktualisht, ka 217 persona nën aparat respirator në kujdesin intensiv dhe gjithsej 6 701 pacientë të shtruar në spitalet për COVID-19, sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.