Paloka me banorë të Arapajt në Durrës: Ndryshimi është i sigurtë

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Drejtuesi politik i PD në qarkun Durrës, Edi Paloka në takimin e radhës me banorë të zonës së Arapaj, ka paralajmëruar largime të tjera nga PS pas largimit të Kërtushës dhe Mazrekut, ku sërish bëhet fjalë për persona me poste të larta drejtuese pranë PS.

“Ramës kanë filluar t’i ikin dhe funksionarët. Madje njëri prej tyre ishte administrator i kënetës dhe vendosi të largohej. Janë të tjerë që do të ikin prapë, të cilët janë dhe në punët të mira, por që thonë se nuk vazhdohet me Ramën. Deri këtu ka arritur puna, kur ikin ata dhe e kanë kuptuar që me Ramën nuk vazhdohet, pjesa tjetër që kanë 8 vjet që provojnë në kurriz “pushtetërimin” e tij, nuk duhet të kenë dilema”, tha Paloka.

Gjithashtu Paloka në përfundim të takimit theksoi se tashmë janë mazhorancë, ata të cilët kërkojnë largimin e Ramës dhe se me 25 prill, duhet të votojnë për këtë ndryshim pasi ndryshimi është i sigurtë që do të vijë. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.