Agjencia Telegrafike Shqiptare

Noka: Kanë braktisur çdo familje në Vorë dhe kudo

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Kandidati i PD për qarkun e Tiranës, Flamur Noka ishte sot në Vorë, në një familje e cila, sipas tij ka shpenzuar 6.5 milionë lekë për t’u kuruar nga Covid.

“Ai ka shpenzuar rreth 6.5 milionë lekë për kurim, por nga shteti nuk ka marrë asnjë qindarkë rimbursim. Rrëfimi i Fatmirit e nxjerr bllof Rilindjen dhe propagandën e saj”, u shpreh Noka.

“Të luash me shëndetin e qytetarëve është krim! “Këtë mënyrë qeverisjeje do ta largojmë me 25 prill”, theksoi Noka.

“Qytetarët shqiptarë meritojnë të trajtohen me dinjitet”, tha ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version