MV – 135 raste të reja dhe 35 vdekje nga COVID-19

SHKUP, 19 prill /ATSH-AA/ – Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 147 229, ndërsa i viktimave në 4 478.

Në 24 orët e fundit, në vend u regjistruan 135 raste shtesë COVID-19 dhe 35 viktima.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 900 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në 123 710 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 19 041./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.