MAL I ZI – 144 raste ditore COVID-19 dhe 9 viktima

PODGORICË, 19 prill /ATSH-MINA/ – Në 24 orët e fundit, në Malin e Zi, u regjistruan nëntë vdekje dhe 144 raste të reja infektimi për shkak të COVID-19, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

“Që nga llogaritja e djeshme, nëntë vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut, nga të cilat tre pacientë nga Bijelo Polje, dy nga Podgorica dhe një nga Nikshiq, Bar, Cetinje dhe Tuzi, nga të cilët më i riu ishte 69 dhe më i vjetri 90 vjeç”, thuhet në njoftim.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi ka arritur në 1 438, kurse i rasteve të regjistruara është 95 695.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në vend është 3 142.

Aktualisht, 397 pacientë me COVID 19 janë duke u trajtuar në spitale./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.