Kryemadhi: Do të kërkohet të futen fletëvotimi në qendrat e votimit, asnjë rivalitet me PD

TIRANË, 19 prill/ATSH/ Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha sot do të kërkohet të futen fletëvotimi në qendrat e votimit, ndërsa u kërkoi komisionerëve të mos lejojnë askënd të ndërhyjë.

Gjatë një interviste në medie, Kryemadhi tha se se nuk ka asnjë rivalitet me PD, këto janë teoritë e patronazhistëve të Ramës.

“Rama do të kërkojë që të fusë fletëvotimi në qendrat e votimit dhe komisionerët nuk duhet të lejojnë askënd të ndërhyjë. Kjo ka ndodhur dhe në rastet e banorëve të rrethinave, i kanë marrë numrin e kartës së identitetit, kanë futur fletët e votimit në kuti. Kjo nuk mund të ndodhë më, sepse aq shenja gishtërinjsh do të jenë, aq fleta votimi do të jenë. Çfarë bën PS? Mendon se mund të intimidojë rekrutuesit”, tha ajo.

Sipas Kryemadhit, komisioneri blihet kollaj.

Kryemadhi foli edhe për marrëdhënien me kreun e PD-së.

“Jam e bindur që patronazhistët e ndjekin mirë komunikimin e Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës dhe mungesa e strategjisë nga Edi Rama, e gjithë energjia dhe armata e tij është drejtuar pse nuk takohen në fushatë Monika dhe Basha. Ne motivojmë elektoratin e majtë, ndërsa Basha atë të djathtë për çdo lëkundje”, u shpreh ajo.

Ne, u shpreh Kryemadhi, jemi të detyruar që të ecim në këtë metodologji, një opozitë e bashkuar me 2 lista.

“Maksimizim vote dhe avantazhi është që sot kemi kandidatët. Nuk jemi në garë me PD, por me veten tonë dhe detyrimet tona dhe gjithçka për të cilën kemi dhënë fjalën. Edhe unë kam shumë socialistë që vijnë nga PS dhe sjellin votat e PS tek LSI, nuk besoj se ka diçka të keqe. Nuk ka asnjë rivalitet me PD, këto janë teoritë e patronazhistëve të Ramës”, shtoi Kryemadhi.

” Pjesëmarrja në votime mund të jetë më e vogël për shkak të largimit, për shkak edhe të vendimit që ka marrë Komiteti Teknik, që nuk lejon emigrantët për të ardhur dhe i ka detyruar që të karantinohen 2 javë, sepse e di që 90% e emigrantëve që do të vijnë, do të jenë votues kundra Rilindjes.  Banda e Vlorës ka tentuar të blejnë struktura të LSI dhe të PD. Kosto e votës është sa një leje ndërtimi. Në Elbasan përdoret prokuroria, s’ka nevojë të përdoren individë të veçantë. Në Durrës përdor policinë ai”, tha ajo.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.