Korça nuk mund të jetë e banditëve që dalin natën për të blerë vota/ Çdo javë shtëpitë e vjetra kthehen në bujtina për vizitorët

TIRANË, 19 prill /ATSH – I. Vata/ Kryeministri Edi Rama tha se, “qarku i Korçës nuk mund të jetë i banditëve që dalin natën për të blerë vota, por është i Dritëro Agollit”.

“Sot ne jemi në një nivel tjetër këtu në Korçë dhe qarkun e Korçës”, tha Rama gjatë takimit që zhvilloi në këtë qytet.

“Pse jemi në një nivel tjetër? Sepse Korça sot është shumë e vogël për të përballuar të gjithë atë kërkesë, dhe vërtet çdo javë, çdo javë shtëpitë e vjetra vazhdojnë rindërtohen, hapin dyert e tyre dhe bëjnë gati për të mikpritur njerëz. Por Korça nuk është vetëm qyteti, Korça është shumë më tepër se kaq, dhe në ndërkohë Korça është e rrethuar nga të tjera zona fantastike, por prapë është shumë e vogël. Lajmi i mirë është se sot ne nuk është se e shohim me sytë e mendjes dhe themi se duhet bërë një ditë, por sot ne po e lidhim me Kolonjën, me Përmetin, Gjirokastrën, Tepelenën dhe me bregdetin. Dhe unë ju siguroj që nesër dhe jo nesër, pas 10 apo 20 vitesh, po nesër pas disa vitesh ata që do të vijnë në Shqipëri, për turizëm gjatë verës dhe do shijojnë bukuritë e Jonit, nuk do ikin nga Shqipëria pa marrë rrugën për të ardhur drejt Gjirokastrës dhe Korçës”, u shpreh Rama.

Rama tha se, “ndërkohë brenda qarkut ne do të vazhdojmë të zbulojmë ato të cilat janë mbajtur zbuluar nga hija e indiferencës dhe braktisjes për shumë vite të shkuara dhe që kanë filluar të dalin në dritë që nga Maliqi, Pylli i Fazanëve, në Kolonjë, në ato zona të bekuara të një bukurie magjepsëse, në Leskovikun e mrekullueshëm, që për të shkuar të duke se je duke jetuar në një film. Nga ana tjetër Devolli, Devolli cili nuk mund të jetë i banditëve që dalin natën për të blerë vota, por është i Dritëro Agollit. Dhe të gjithë devollitëve u them pa i pyetur fare a janë socialist apo demokrat, kur shkoni të votoni kini parasysh se Dritëro Agolli ju shikon nga lart dhe parafytyroni për një moment duke votuar në sy të Dritëroit për djalin e Babales. Djali i Babales ka ardhur deputet në Korçën që çoi deputet Fan Nolin. A e kuptoni sa poshtë ka rënë pazari?!”

“Hajde ulemi, më kritikoni mua. Me siguri unë kam plot gjëra për të kritikuar. Hajde ulemi kritikojmë Nikon, dhe kështu gjëra për të kritikuar kemi të gjithë ne, sepse në fakt që në krye të herës, qysh se na keni besuar, kemi punuar, kemi punuar, kemi punuar dhe patjetër në gjithë këto punë jo gjithçka e kemi bërë mirë dhe me siguri në gjithë këto punë plot gjëra janë ende për t’u bërë, por sidoqoftë, por më ndiqni një kuriozitet A mendoni dot Petronini Luarasi duke votuar për djalin e Babales, si thoni sikur Fan Noli të çohej dhe t’i thoshin, hajde Imzot të vëmë në 25 prill, se duam një mendje dhe të shikonte Nikon dhe djalin e Babales? Çfarë do bënte Imzot Noli? Po motrat Qirjazi për kë do të votonin për Spahon dhe Babalen? Se tani unë e ula pazarin, por në fakt unë e di që ju po prisni dhe unë nuk do ikja pa jua thënë. Imagjinoni Imzot Nolin duke votuar për Ilir Metën. Imagjinoni motrat Qirjazi duke votuar për Saliun. Imagjinoni Petro Nini Luarasin duke votuar për Monikën. Petro Nini Luarasi për Monikën, dha jetën për gjuhën shqipe e të votojë për Monikën që sa herë hap gojën e kafshon gjuhën shqipe sikur ha çamaçakiz. Shqipërinë se jo gjuhën e vet, se gjuhën e vet do ishte mirë ta kafshonte ndonjëherë por e mban jashtë gjithë kohës?”, tha Rama.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.